Lajme
Ministri i Jashtëm i Spanjës flet për ndeshjen me Kosovën
Demokracia
12:30 | 25 Janar 2021
Ilustrim / Flamuri i Spanjës dhe Kosovës

Share:

Rruga për në Kupën e Botës 2022 ka vendosur përballë njëra-tjetrës Kosovën dhe Spanjën.

Spanja është njëra nga vendet që ende nuk e ka njohur Kosovën si shtet dhe ishte raportuar se kjo mund të çojë në një konflikt diplomatik po që Ministri i Jashtëm i Spanjës, Arancha González Laya e ka hedhur poshtë.

“Edhe pse Spanja nuk e njeh Kosovën si një shtet të pavarur, nuk do të thotë që Spanja nuk merr pjesë në turne në të cilat merr pjesë Kosova. Në këtë mënyrë, pozicioni zyrtar i Qeverisë së vendit tonë përballë kësaj situate delikate ishte i qartë, duke diferencuar çështjen e sportit nga politika”, tha ai, demokracia.com.

Laya ka kërkuar që kjo çështje të zgjidhet me rregullat e FIFA-s, të cilat nuk duhet të përkojnë me ato të së drejtës ndërkombëtare.

Duke parë të gjitha këto zhvillime, gazeta spanjolle “Marca” thotë se ndeshja Spanjë – Kosovë pritet të zhvillohet në Madrid edhe pse diskutimet rreth kësaj çështje janë dukë u zhvilluar edhe më tutje.

Theksojmë se vitin e kaluar në Konferencën e Sigurisë së Munihut, drejtori politik  i Ministrisë së Punëve të Jashtme ka thënë se Spanja do ta njohë Kosovën sapo Serbia ta njohë pavarësinë e saj. /Demokracia.com

Të ngjashme