Lajme
Ministra e Financave jep detaje rreth sulmit të sotëm kibernetik
Demokracia
18:26 | 28 Shkurt 2021

Share:

Ministria e Financave e Kosovës ka dhënë detaje rreth sulmit kibernetik që sot iu bë.

Gjatë së dielës, Ministria e Financave përkatësisht Sistemi Informativ i Tatimit në Pronë është hakuar, raporton Demokracia.com.

Lexo edhe: 

Policia jep detaje për sulmin kibernetik në Ministrinë e Financave

Përmes një njoftimi për medie, MF-ja ka bërë të ditur se gjatë së dielës është tentuar të hakohet shërbimi online për shtypjen e faturës së tatimit në pronë.

Sipas MF-së kjo është tentuar të keqpërdoret nga sulmues kibernetikë të pa-identifikuar deri më tani, të cilët kanë përdorur të dhëna personale të Regjistrit Civil të Republikës së Kosovës përmes të cilave kanë tentuar të lexojnë të dhënat e faturave të tatimit në pronë.

“Ministra e Financave siguron qytetarët se sulmi i tentuar nuk ka arritur të cenojë integritetin dhe sigurinë e Sistemi Informativ në fjalë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i MF-së, pa ndërhyrje:

Njoftim në lidhje me sulmin në Sistemin e Tatimit në Pronë

Ministra e Financave njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se Sistemi Informativ i Tatimit në Pronë, më saktësisht shërbimi online për shtypjen e faturës së tatimit në pronë është tentuar të keqpërdoret nga sulmues kibernetikë të pa-identifikuar deri me tani, të cilët kanë përdorur të dhëna personale të Regjistrit Civil të Republikës së Kosovës përmes të cilave kanë tentuar të lexojnë të dhënat e faturave të tatimit në pronë.

Ministra e Financave siguron qytetarët se sulmi i tentuar nuk ka arritur të cenojë integritetin dhe sigurinë e Sistemi Informativ në fjalë.

Rasti është paraqitur dhe tani më të po merren organet kompetente. /Demokracia.com/

Të ngjashme