Lajme
Policia jep detaje për sulmin kibernetik në Ministrinë e Financave
Demokracia
17:18 | 28 Shkurt 2021

Share:

Ministria e Financave gjatë së dielës është përballur me një sulm kibernetik.

Gjatë së dielës, Ministria e Financave përkatësisht Departamenti i Tatimeve i kësaj ministrie është hakuar.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për Demokracia.com në lidhje me këtë rast.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, ka thënë për Demokracia.com, se janë raportuar sulme kibernetike në dy institucione të ndryshme dhe se janë duke u bërë hetimet e duhura në lidhje me informatat që ka pranuar policia.

“Sot është raportuar për sulme kibernetike në dy institucione. Informatat e pranuara po trajtohen nga ana e specialistëve të policisë për hetimin e krimeve të tilla në koordinim me institucionet ku dyshohet të kenë ndodhur”, ka treguar Ahmeti.

Në anën tjetër edhe vetë ministri në detyrë, Agim Krasniqi, ka deklaruar për media në lidhje me këtë sulm kibernetik.

Sipas tij, në bazë të informacioneve që posedon ka pasur një sulm, por që tashmë janë duke mbledhur informacionet më të hollësishme.

Ai po ashtu ka thënë ky sulm nuk e ka dëmtuar diçka sistemin dhe se po merren me këtë çështje që të rregullohet.

“Kemi informacione për këtë sulm, por që tashmë po merremi më tepër me të, për të shikuar nga afër se çfarë saktësisht ka ndodhur”, është shprehur Krasniqi. /Demokracia.com/

Të ngjashme