Sport
Milano në “flakë” pas triumfit të Interit në Serie A, a pritet të ketë festë edhe nga “interistat” kosovarë në Prishtinë?
Demokracia
17:56 | 04 Maj 2021

Share:

Interi para pak ditësh ka siguruar edhe matematikisht titullin e kampionit në Serinë A italiane.

“Neurazzurët” iu gëzuan titullit pas 11 vjetësh, duke e thyer kështu dominimin e Juventusit në Itali për disa vite me radhë.

“Zikaltrit” nisën festën pasi Atalanta barazoi 1:1 në udhëtim te Sassuolo xhiron e fundit duke bërë që Interi të stoliset me titull.

Sheshi i famshëm i qytetit të modës në Milano u mbush me mijëra tifozë që festuan gjatë për skuadrën e tyre të zemrës, ndonëse nuk u respektuan rregullat për parandalimin e përhapjes së pandemisë me koronavirus.

Klubi italian është një nga skuadrat e preferuara edhe të shumë tifozëve kosovarë të cilët njihen edhe zyrtarisht nga klubi i Interit si “Inter Club Kosova”.

Një ndër themeluesit e fanclubit të “Interistave” në Kosovë është edhe Naim Beqiri i cili në një prononcim për Demokracia.com ka zbuluar detajet e festës së tifozëve kosovarë në vendin tonë për triumfin e 19-të në histori të klubit.

Beqiri ka thënë se përdallim nga Milano, në Kosovë pritet të jetë organizim më i vogël për shkak të situatës pandemike.

Kemi me bo organizimin normalisht në numër më të vogël se që do ta bënim, për shkak të situatës pandemike. Organizimi pritet të mbahet më 23 maj nga ora 15:00, mirëpo ende është e pakonfirmuar nga Serie A”, ka thënë Beqiri të martën për Demokracia.com

Interi pas 34 javësh është në vendin e parë me 82 pikë, duke lënë pas vendin e dytë, tretë dhe të katërt me nga 69 të tilla. /Demokracia.com

Të ngjashme