Sport
Milanit i takon derbi i javës në Serie A ndaj Lazios, Ibrahimovic rikthehet me gol
Demokracia
19:59 | 12 Shtator 2021

Share:

Milani ka arkëtuar pikët e plota në derbin e javës së tretë në Serie A kundër Lazios.

“Rossonerët” fituan pastër 2-0 në San Siro kundër kryeqytetasve italian, shkruan Demokracia.com.

Leoa hapi serinë e golave në minutën e 45-të të takimit për ta dërguar Milanin në pushim me epërsi.

Në pjesën e dytë u inkuadrua Zlatan Ibrahimovic që u rikthye pas një lëndimi të pësuar kohë më parë.

Suedezi gëzoi tifozët “kuqezi” me gol në minutën e 67-të për ta vulosur fitoren e Milanit.

Elseid Hysaj ishte në fushë për Lazion nga minuta e parë deri në të fundit, ndërkaq Muriqi u inkuadrua tek në minutën e 84-të.

Milani tani kryeson tabelën e Serisë A me nëntë pikë, aq sa ka edhe Napoli.

Lazio është e gjashta me gjashtë pikë. /Demokracia.cm

Të ngjashme