Sport
Milani synon t’i kthehet fitores në ndeshje ndaj Sassuolos, formacionet zyrtare
Demokracia
11:40 | 29 Janar 2023

Share:

Milani dhe Sassuolo kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në Serie A.

Rossonerët janë nikoqir të Neroverdit në takimin që pritet të zhvillohet në “San Siro” me fillim nga ora 12:30.

Ekipi i Stefano Piolit nuk di për fitore në tri ndeshjet e fundit në kampionat dhe synon fitores e radhës për t’iu ofruar Napolin në pozitën e parë.

Në anën tjetër, mysafirët kanë marrë një barazim pas katër humbjeve radhazi dhe do të tentojnë befasinë nga ky udhëtim i vështirë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të bëjnë shumë ndryshime në formacionet titullare.

MilanTatarusanu; Calabria, Kalulu, Gabbia, Hernandez; Tonali, Krunic; Saelemaekers, De Ketelaere, Rebic; Giroud; 

Sassuolo: Consigli; Marchizza, Erlie, Tressoldi, Rogerio; Frattesi, Obiang, Traore; Berardi, Defrel, Lauriente;

Të ngjashme