Sport
Milani has në probleme te Lazio, mbyllet pjesa e parë
Demokracia
21:33 | 24 Prill 2022

Share:

Lazio e ka mbyllur pjesën e parë në avantazh kundër Milanit, në takimin e vlefshëm për xhiron e 34-të në Serie A.

“Biancocelesti” avancon 1:0 pas 45 minutave të para falë sulmuesit italian, Ciro Immobile që realizoi golin e vetëm të pjesës, shkruan Demokracia.com.

Immobile konkretizoi me gol një asistim nga mesfushori Milinkoviq-Saviq në minuën e 4-të.

Përkundër rasteve nga dyja palët, pjesa e parë u vendos vetëm nga një gol në start të takimit.

Fitorja është e domosdoshme për Milanin në luftën për titull, andaj “Rossonerët” i pret shumë punë në pjesën e dytë./Demokracia.com/

Të ngjashme