Sport
Milani dhe Interi sonte në finale të Superkupës, por kë e favorizojnë bastet sportive?
Demokracia
15:37 | 18 Janar 2023

Share:

Trofeu i parë i vitit 2023 në Superkupën e Italisë do të përballë sonte dy rivalët e vjetër të futbollit italian dhe jo vetëm, Milanin dhe Interin.

Dy ekipet nga qyteti i modës do të ballafaqohen në finale të Superkupës italiane në “King Fahd Stadium” në Arabinë Saudite, shkruan Demokracia.com.

Natyrisht se në këtë derbi gjithçka mund të ndodh sa i përket rezultatin, por kompania e madhe e basteve sportive e sheh Interin favorit për të triumfuar.

Koeficienti për fitoren e Milanit llogaritet 2.75, barazimi 3.25, ndërkaq për triumfin e Interit kuota është 2.55.

Trajneri i Interit, Inzaghi shpreson të ketë Lukakun në dispozicion, të paktën për një pjesë loje, dhe e fokuson gjithçka në formën e shkëlqyer të Lautaro Martinez.

Stefano Pioli mendon të vendosë Kjaer në mbrojtjen qendrore dhe mbështetet në frymëzimin e Leaos, i cili do të kthehet nga Arabia ndoshta me një trofe në xhep, teksa mund të vendosë gjithashtu rinovimin sipas propozimit të bërë nga Milani./Demokracia.com/

Të ngjashme