Sport
Milani “blindon” Leaon
Demokracia
22:32 | 06 Prill 2023

Share:

Siç bëhet e ditur nga Matteo Moretto, Milani dhe Rafael Leao kanë arritur një marrëveshje verbale për një rinovim të kontratës.

Milani do të paguajë gjobën që Leao duhet të kishte paguar pasi që e shkëputi kontratën në mënyrë të njëanshme me Sporting Lisbonën.

Shuma që Leao i kishte borxh Sportingut është afro 19 milionë euro.

Me rinovimin e kontratës, Leao do të bëhet një nga lojtarët më të paguar te Milani, duke përfituar afro pesë milionë euro në vit.

Të ngjashme