Sport
Milan vazhdon me fitore, vendosin Ibrahimovic e Rebic
Demokracia
17:38 | 07 Shkurt 2021

Share:

Skuadra e Milanit ka vazhduar me fitore në Serie A.

Kuqezinjtë ia kanë dalë të marrin tri pikë të reja duke e mundur Crotone në “San Siro” me rezultat bindës 4:0.

Fillimi i takimit ishte paksa i vështirë, pasi që mysafirët po sulmonin vazhdimisht, por më pas të besuarit e Piolit morën kontrollin e lojës.

Në pjesën e parë u realizua vetëm një gol, mirëpo ai gol ishte special pasi ishte i 500-ti i Zlatan Ibrahimovic në karrierë.

Suedezi realizoi fiks në minutën e 30-të të takimit pas një kombinimi me Rafael Leaon për të quar kështu skuadrën në pushim.

Gjatë pjesës së dytë “rossonerët” ishin shumë më të mirë dhe realizuan tre herë. Fillimisht shënoi Ibrahimoviq për 20, ndërsa dy golat tjerë i realizoi Ante Rebiç. /Demokracia.com

 

Të ngjashme