ShowBiz
Mikela Pupa flet për Luiz Ejllin pasi e hoqi nga Instagram-i
Demokracia
16:55 | 15 Shtator 2023

Share:

Duket se Luiz Ejlli po vazhdon disa lojëra të ‘Big Brother’ edhe jashtë. Së fundmi ai ka marrë vëmendje pasi ka hequr nga Instagrami disa prej ish-konkurrentëve, si: Efi Dhedhes, Krist Aliaj dhe Mikela Pupa.

Kjo e fundit, e ftuar në “Shqipëria Live” tha se nuk u kushton rëndësi veprimeve të tilla dhe i përshëndet dhe respekton të gjithë ish-banorët.

“Unë kam respekt dhe kam komunikim për të gjithë banorët. Seç bëjnë heqin e shtojnë nëpër Instagram nuk u kushtoj rëndësi fare, kudo që i shoh i përshëndes. Siç përshëndeta edhe Luizin poshtë, që më kishte hequr para dy ditësh nga Instagrami. Për mua nuk bëjnë sens këto gjëra, me qëllim që të përflitesh. Unë kam respekt për të gjithë”, tha Mikela për Top Channel.

Të ngjashme