ShowBiz
Mihrije Braha publikon foto pa makijazh
Demokracia
09:07 | 17 Korrik 2022

Share:

Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Mihrije Braha, përmes rrjeteve sociale vazhdimisht informon ndjekësit për më të rejat në jetë e karrierë.

Artistja së fundmi ka shpërndarë një video, ku shfaqet tërësisht natyrale pa makijazh.

Përkundër moshës meqë tani është 54-vjeçare, ajo kujdeset vazhdimisht për paraqitjet e daljet publike.

Megjithëse rrallë është shfaqur e tillë, krijuesja e hitit “Ma kadal” mori komplimente të shumta nga ndjekësit.

Braha vitet e fundit ka qenë më pak e fokusuar në projekte muzikore, duke lënë më anash profesionin e këngëtares.

 

Të ngjashme