Lajme
Michel: BE-ja duhet të pranojë anëtarë të rinj deri në vitin 2030
Demokracia
13:55 | 28 Gusht 2023

Share:

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, do të flasë më vonë gjatë ditës në Forumin Strategjik të Bled dhe do të theksojë se Bashkimi Evropian duhet të jetë gati të pranojë anëtarë të rinj deri në vitin 2030, raporton Financial Times (FT).

“Tani ne duhet të trajtojmë zgjerimin si një nga sfidat tona kryesore. Si për BE-në ashtu edhe për vendet e saj të ardhshme anëtare”, ka thënë Michel në një fjalim të cilën e ka publikuar FT.

Ai gjithashtu do të përmendë mënyrat se si BE mund të ndihmojë Ukrainën, e cila cilësohet si “kandidati më i varfër ndonjëherë”, për shkak të agresionit ushtarak rus.

Përveç Ukrainës, statusin e kandidatit kanë edhe Bosnje-Hercegovina dhe Moldavia.

Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Turqia dhe Serbia kanë bërë një hap më tej dhe kanë statusin e kandidatit në negociata, shkruan FT.

Të ngjashme