Lifestyle
Metoda 3-6-5 do t’ju ndihmojë për një gjumë më të mirë! Ja si ta realizoni
Demokracia
23:39 | 27 Mars 2024

Share:

Stephanie Gailing, konsulente e shëndetit, thotë se metoda 3-6-5 është ideale për “ta qetësuar trupin përgjatë ditës”.

“3-6-5” është një metodë frymëmarrjeje që praktikohet 3 herë në ditë, me 6 frymëmarrje të plota për 5 minuta.

Si ta realizoni për të marrë më të mirën prej saj:

#1 – Gjeni një pozicion të rehatshëm

Është e rëndësishme të jeni të relaksuar. Uluni në një karrige të rehatshme ose shtrihuni. Shumë njerëz thonë se e praktikojnë më mirë nëse janë shtrirë.

#2 – Mbani një metodë për të “gjurmuar” frymëmarrjen tuaj

Mund të përdorni një aplikacion ose të numëroni sekondat, nëse kjo ju ndihmon të përqendroheni. Pjesa më e madhe e njerëzve vendosin kohëmatësin në 5 minuta.

#3 – Merrni frymë ngadalë dhe thellë në diafragmën tuaj për 5 sekonda dhe më pas, nxirreni për 5 sekonda të tjera

Kështu, ju do të arrini të bëni 6 frymëmarrje të plota në minutë. Bëni të njëjtën gjë për 5 minuta.

#4 – Përsëriteni dy herë të tjera përgjatë ditës

Mos harroni se praktikat e frymëmarrjes kanë një sërë përfitimesh. Ato ju ndihmojnë të ribalanconi sistemin nervor, duke ju bërë më elastik ndaj stresit.

Të ngjashme
Lifestyle • 27 Prill 2024
Lifestyle • 26 Prill 2024