Auto&Tech
Meta planifikon monedhat virtuale ‘Zuck Bucks’ për përdoruesit e Facebook dhe Instagram
Demokracia
17:24 | 08 Prill 2022

Share:

Mark Zuckerberg po kërkon të zhvillojë monedha virtuale, të quajtura “Zuck bucks” nga stafi, për përdoruesit e Facebook dhe Instagram si pjesë e një grupi produktesh të krijuara për të reduktuar varësinë e platformave të tij nga reklamat në metaverset e ardhshme.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, grupi mëmë i Facebook-ut, Meta, po kërkon të zhvillojë një sërë produktesh virtuale – duke përfshirë tokena dixhital dhe “monedha krijues” – për të diversifikuar të ardhurat dhe për të rigjallëruar bazën e tij të përdoruesve, e cila po kthehet gjithnjë e më shumë te rivalët më të rinj si TikTok.

Derisa Meta mbetet ofruesi dominues i rrjetit të mediave sociale – të ardhurat e saj u rritën 37 për qind në 118 miliardë dollarë në vitin 2021 pasi reklamuesit kërkuan të arrinin 4.9 miliardë përdorues aktiv mujor të Facebook dhe Instagram – TikTok ka ndërtuar gjithashtu një biznes masiv pa reklama bazuar në blerjet e aplikacioneve dhe tregtia elektronike.

Të ngjashme
Auto&Tech • 07 Maj 2024