Auto&Tech
Meta anulon zhvillimin e ‘smartwatch’ me dy kamera
Demokracia
16:19 | 09 Qershor 2022

Share:

Meta ka ndaluar zhvillimin e një ore të avancuar (smartwatch) me dy kamera të integruara, raporton Bloomberg.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, pajisja – e koduar “Milan” – thuhet se ishte planifikuar të lansohej në pranverën e vitit 2023 me një çmim prej rreth 349 dollarësh.

Çështjet teknike, si dhe ulja e kostove të përditshme në Meta, thuhet se kanë ndikuar në këtë anulim.

Shumica e orëve të avancuara, duke përfshirë edhe atë Apple Watch, aktualisht nuk posedojnë kamerë fare, kështu që Meta kishte shpresuar se vendosja e jo një por dy kamerave mund të ta kishte dalluar pajisjen e saj në një treg konkurrues.

E para do të kishte kamerë para 5 megapikselë, e përfshirë brenda një vrime të vogël ekrani për t’u përdorur për video-thirrje, derisa një kamerë 12 megapikselë e vendosur poshtë do të përdorej për të bërë foto dhe për të xhiruar video kur e hekni orën nga kyçi i dorës.

Të ngjashme