Lajme
Mësymje ukrainase me raketa në Kherson, Kievi: Rusët të ikin nga qyteti
Demokracia
18:38 | 27 Korrik 2022

Share:

Një urë, strategjike për forcat ruse në qytetin jugor të pushtuar Kherson, Ukrainë, u godit nga një breshëri raketash nga forcat e Kievit që duket se po shtojnë operacionet për të izoluar qytetin.

Videot dhe dëshmitë treguan deri në 18 shpërthime në urën “Antonivskiy” në lumin Dnjipro, një nga rrugët kryesore të furnizimit rus në Kherson, me mbrojtjen ajrore anti-raketë ruse që me sa duket nuk arriti të kapte sulmet.

Forcat e Armatosura të Ukrainës postuan një video një minutëshe në Telegram që tregon gjuajtjen e raketave pas orës 1 të mëngjesit.

Burime nga komanda ushtarake e Kievit, bëjnë të ditur se pas sulmeve të ditëve të fundit, “rusët kanë nisur të lënë qytetin” jugor.

Presidenti ukrainas Voldymyr Zelensky, paralajmëroi rusët të braktisin qytetin e pushtuar mbi të cilin ukrainasit kanë nisur një kundërofensivë.

Ndërkaq një person është vrarë dhe katër janë plagosur në një sulm rus në një hotel në Bakhmut në rajonin e Donjetskut.

Republika e vetëshpallur në Donjeck ka thënë se dy civilë u plagosën nga bombardimet nga forcat ruse gjatë natës.

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar, ka bërë të ditur se kompania ushtarake private ruse Wagner ka të ngjarë të ketë sukses të bëjë përparime taktike në Donbas.

Rusia ka humbur pothuajse 40,000 ushtarë që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt, ndërsa numri i viktimave nuk është verifikuar. /GazetaSi

Të ngjashme