Sport
Messi, kandidat për çmimin e FIFA-s
Demokracia
17:01 | 14 Shtator 2023

Share:

Ylli i Argjentinës, Lionel Messi në mesin e kandidatëve për ta fituar çmimin e FIFA-s për futbollistin më të mirë të vitit 2023. FIFA, të enjten ka publikuar listën e ngushtë të futbollistëve, të cilët janë nominuar për këtë çmim.

Ata janë përfshirë në listë për arritjet e tyre prej 19 dhjetorit të vitit 2022 deri më 20 gusht të këtij viti. Messi, i cili e fitoi këtë çmim për vitin e shkuar, aktualisht është pjesë e Inter Miamit në MLS.

Ai në fund të vitit të shkuar udhëhoqi Argjentinën drejt triumfit në Kupën e Botës, si dhe fitoi titullin e kampionit të Francës me PSG-në.

Krahas Messit, në këtë listë janë përfshirë edhe Kylian Mbappe, Kvicha Kvaratskhelia, Rodri, Erling Haaland, Ilkay Guendogan, Kevin De Bruyne, Marcelo Brozoviq, Julian Alvarez, Victor Osimhen, Bernardo Silva e Declan Rice.

Të ngjashme