Sport
Messi dëshmon edhe një herë tjetër madhështinë, dhuron një asistim të veçantë ndaj Al-Hilalit
Demokracia
23:22 | 29 Janar 2024

Share:

Inter Miami ka udhëtuar në Arabinë Saudite aty ku sipas planit do të zhvillojë dy ndeshje miqësore. Në fakt, ata sot (e hënë) luajtën ndeshjen e parë ndaj Al-Hilal, ku spektaklin e golave në fund e fituan arabët me rezultat 4-3.

Një ndër lojtarët më të mirë në fushë gjatë kësaj ndeshje miqësore ishte padyshim edhe Lionel Messi.

Momenti më i mirë i argjentinasit në këtë sfidë erdhi në minutën e 55-të kur ai dhuroi një pasim mjaft të bukur për bashkëlojtarin e tij i cili më pas eventualisht e konvertoi atë në asistim.

Çfarë do të bënin shumica e lojtarëve pasi do pranonin një top të tillë? E qartë, do ta mbanin atë në kontroll para se të marrin një vendim.

Sidoqoftë, Messi vendosi t’i lë pa fjalë edhe një herë tjetër duke vënë në pah vizionin e tij jashtë kësaj bote dhe duke bërë vetëm një prekje të topit.

Përveç asistimit, Messi kishte shënuar edhe një gol nga penalltia në minutën e 54-të dhe u zëvendësua dy minuta pa përfunduar takimi./

Të ngjashme