Lajme
“Mësoni pak për grupit më të mbrojtur etnikë në botë”| Dalipi u jep ndërkombëtarëve leksion për serbët e Kosovës
Demokracia
15:09 | 10 Qershor 2023

Share:

Në një kohë tensionesh të mëdha ku i tërë komuniteti Trans-Atlantik ka dalë kundër veprimeve të qeverisë kosovare në pjesën veriore të vendit, e madje ka aplikuar edhe sanksione fillestare, shefi i Kabinitetit të Kryeministrit të Kosovës, Luan Dalipi, ka dalë me një seri cicërimash ku pretendon të mësojë ndjekësit ndërkombëtarë të tij për “grupin më të mbrojtur etnik në botë”.

Ai aty nuk e përmend gjënë kryesore për çka edhe shefi i tij Albin Kurti, ka nënshkruan marrëveshje në Ohër, për autonominë politike, përkatësisht Asociacionin e Komunave të banuara me shumicë serbe.

Dalipi, i cili ishte i pari që i doli kundër Sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, të cilit i tha “jo falemnderit”, ka marrë mundin të numërojë disa prej të drejtave që gëzojnë serbët në Kosovë, duke lënë të kuptohet se përtej atyre nuk ka pse të shkohet, kur tashmë Asociacioni është bërë pika parësore e marrëveshjes.

“Serbët gëzojnë të drejtat më të avancuara dhe të kushtetutshmërisht të mbrojtura në botë…10 ulëse në Kuvend të garantuara ekskluzivisht për serbët. Serbët e Kosovës kanë pushtetin legjislativ të vetos mbi të gjitha çështjet minoritare…”, shkruan Dalipi.

Më tej ai thotë se serbët kanë përdorur të drejtat e tyre legjitime demokratike për të negociuar pozicione dhe rrëzuar qeveri shumë herë në të kaluarën.

Të ngjashme