Lajme
Mësohet koha e nisjes së takimit mes Kurtit dhe Vuçiqit, në Ohër
Demokracia
11:06 | 15 Mars 2023

Share:

Kryeministri Albin Kurti dhe president i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të shtunën do të zhvillojnë takim në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku me shumë gjasë pritet që të nënshkruhet nga të dy palët plani evropian për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Burime të Klan Kosova bëjnë të ditur se takimi mes Kurtit dhe Vuçiqit, me ndërmjetësues kryediplomatin evropian, Josep Borrell, do të nisë në orën 10:00, ndërkohë që më pas do të ketë edhe takime të tjera.

Plani, i cili përfshin zbatimin në plotëni të marrëveshjeve paraprake, është pranuar gojarisht nga kryeministri Albin Kurti, i cili në takimin e fundit në Bruksel, tha se ishte i gatshëm ta nënshkruante, por se të njëjtën gatishmëri nuk e kishte presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

 

Të ngjashme