Lajme
Merr flakë autobusi plotë me udhëtarë në Tiranë
Demokracia
17:20 | 10 Prill 2023

Share:

Ditën e sotme rreth orës 16:50, në rrugën “Dritan Hoxha”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht në pjesën e motorit, autobusi i linjës së Institutit në Tiranë.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse.

Personat që ndodheshin në autobus kanë dalë nga autobusi dhe nuk ka asnjë të dëmtuar.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Express

Të ngjashme