Sport
Merkato, ja formacioni i 11 transferimeve më të mira të bëra në Premier League
Demokracia
17:26 | 02 Shtator 2022

Share:

Klubet e Premier League angleze kanë shpenzuar miliarda përsëri këtë verë me disa yje të mëdhenj që kanë zbarkuar në kampionatin anglez.

Nga Erling Haaland te Casemiro goditjet e bujshme nuk kanë munguar, me disa klube që kanë bërë më mirë se të tjerë.

Chelsea ka qenë skuadra që ka shpenzuar më shumë në merkaton e verës me pronarin Todd Boehly që ka investuar plot 248 milionë sterlina për tetë blerje.

Arsenal ka vazhduar në rrugën e shpenzimeve të mëdha të nisur në vitin 2021 duke e përforcuar ndjeshëm skuadrën me Arteta-n që ka marrë dy ish-lojtarë të tijtë, Gabriel Jesus dhe Oleksandr Zinchenko, mes shumë të tjerëve, shkruan telemedia.

Edhe Tottenham ka bërë shpenzime të mëdha dhe i kanë realizuar goditjet në fillimin e merkatos me tetë blerje, me Richarlison që ka qenë më i shtrenjti, i blerë për 60 milionë sterlina.

Ndërkohë, Manchester United ka mbështetur trajnerin Erik ten Hag me gjashtë blerje, duke përfshirë edhe 140.5 milionë sterlina për blerjen e dyshes së Ajax-it, Antony dhe Lisandro Martinez, ashtu si edhe pesë herë fituesin e Champions-it, Casemiro.

Kushërinjtë e Manchester City-t kanë punuar me qetësi duke përforcuar ekipin e Pep Guardiola-s me Haaland, Julian Alvarez, Kalvin Phillips dhe Manuel Akanji.

Edhe Liverpooli ka zhvilluar një merkato të ngjashme, duke shpenzuar shifrën rekord prej 85 milionë sterlinash për të siguruar shërbimet e sulmuesit uruguaian Darwin Nunez. /Demokracia.com

Të ngjashme