Lajme
Mërgimtarët mbesin pa karburant, detyrohen t’i shtynë veturën në zonat kufitare
Demokracia
17:25 | 08 Janar 2023

Share:

Pas përfundimit të pushimeve në Kosovë, shumë mërgimtar janë nisur që të kthehen në shtetet që ata jetojnë. Por, kthimi i tyre po zgjat shumë. Pritjet e gjata në kufijtë shtetëror janë evidente edhe në këtë fluks të mërgimtarëve.

Disa nga ta kanë mbetur edhe pa karburant. Po detyrohen me i shtyrë veturat me duar në pikat kufitare.

Një mërgimtar ka treguar për Insajderin për orët e pritjes. Ai thotë se 7 orë ka pritur në Merdare, Kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. 10 orë ka pritur në kufirin mes Serbi- Kroaci.

“Jemi nisur nga Prishtina në orën 19:00. Qe 22 orë rrugë. Jemi së paku edhe katër orë në kufi me Serbinë dhe Kroacinë, në zonën neutrale”, thotë ai në kushte anonimiteti.

Një tjetër qytetar ka dërguar edhe një video nga kufiri Serbi-Hungari. Ai thotë se janë që 15 orë duke pritur në kufi.

Të ngjashme