ShowBiz
Mendimi i parë që i erdhi Luizit në momentin kur u shpall fitues i Big Brother VIP
Demokracia
19:24 | 07 Maj 2023

Share:

Menjëherë pas përfundimit të mbrëmjes finale të ‘Big Brother VIP Albania 2’, Luiz Ejlli ka dhënë një intervistë të shkurtë duke treguar emocionet e tij pas triumfit të madh

Njëra nga pyetjet e gazetarit të Top Channel ishte se cili ishte mendimi i parë që i ka shkuar në mendje pasi iu përmend emri si fitues.

“Thjesht më shkoi mendja te baba im që nuk jeton më dhe ia kushtova atij këtë fitore dhe uroj që është duke më parë, duke më ndjekur dhe siç e thashë aty, uroj ta bëj krenar”, është shprehur ai.

Njëherësh, Luizi ka premtuar se do ta vazhdojë ëndrrën e tij për t’u marrë me muzikë dhe do të ketë shumë këngë nga ai në vijim.

Kujtojmë që këngëtari u shpall fitues i edicionit të dytë të ‘Big Brother VIP Albania’, ku konsiderohej favorit që nga javët e para të spektaklit televiziv.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

Të ngjashme