COVID-19KosovaSot:6Të gjitha:272,051|Bota 621,975,762
Intervista
Medin Bajrami flet për sfidën e re te FC Malisheva: Synojmë Evropën
Demokracia
13:47 | 07 Gusht 2022

Share:

Medin Bajrami është një nga përforcimet më të mëdha që ka sjell FC Malisheva në këtë merkato të verës.

24-vjecari i lindur dhe rritur në Slloveni në një intervistë për Open-TV flet për pritjen te Malisheva, golin ndaj Kastriotit, synimet  e skuadrës në sezonin e ri të Superligës së Kosovës dhe derbin ndaj Ballkanit në hapje të kampionatit të ri.

Pritja dhe adaptimi

Më kanë pritur shumë mirë. Të gjithë po mundohen të më ndihmijnë në adaptimin sa më të shpejtë, duke filluar nga stafi teknik dhe bashkëlojtarët. Dhe mendoj se nuk kam probleme në këtë drejtim

Ambiciet

Ambiciat e klubit janë që në sezonin e ardhshëm të luajmë në Europë dhe ky ka qenë ajo që më ka shtyrë të nënshkruaj për FC Malisheva.

Goli

Për golin kundër Kastriotit isha shumë i kënaqur, pasi ishte gol debutues dhe fituam ndeshjen. Shpresoj që edhe në kampionat të nisim mirë, të fillojmë me fitore.

Derbi me Ballkanin

Do të jetë një sfidë e vështirë, ngase do të luajmë kundër kampionit aktual të Superligës së Kosovës. Liga nis me 14 gusht dhe ne takohemi me Ballkanin në Malishevë, ku shpresoj se me një lojë të mirë do t’i kënaqim tifozët tanë dhe të rrëmbejmë rezultat pozitiv.

Medin Bajrami te Malisheva u transferua nga skuadra e Renovës.

Të ngjashme