Sport
Mediat boshnjake shkruajnë për Agim Ademin: Sa i ka lumturuar presidenti i FFK-së Blazheviqin dhe Muzuroviqin
Demokracia
22:10 | 13 Maj 2022

Share:

Medat boshnjake i kanë kushtuar një shkrim të veçantë veprimit të presidentit të FFK-së, Agim Ademi i cili u dhuroi nga një fanellë të Kosovës dy trajnerëve të mirënjohur të Prishtinës Cira Blazhevic dhe Fuad Muzurovicit.

Portali sportske.ba ka thënë se ky veprim i ka lumturuar shumë dy legjendat e njohura, derisa Ademin e ka cilësuar si një nga punëtorët më të mëdhenj në rajon.

“Në spektaklin e fundit të futbollit në Travnik, në “detin” e duartrokitjeve, një gjest nga FFK-ja shkaktoi entuziazmin e disa mijëra të pranishmëve në Pirot, transmeton Demokracia.com.

Trajnerët, Fuad Muzurovic dhe “Miroslav Blazheviq, janë lumturuar kur kanë pranuar nga një dhuratë nga prishtina.
Agim Ademi, kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe një nga liderët më të suksesshëm në këtë pjesë të Evropës, i ka dërguar një dhuratë të veçantë, një fanellë blu të Prishtinës, Cirit dhe Muzurës.

Me dhuratën, Ademi ka falënderuar dy ekspertët për menaxhimin e suksesshëm të Prishtinës dhe afirmimin e futbollit kosovar.

Fanellat u sollën nga Prishtina nga Daut Cenaj, babai i Drilonit i ish-shpresës së FC Sarajevës”, ka shkruar portali boshnjak.

“Faleminderit miqve të mi në Prishtinë dhe Kosovë që na bënë të lumtur mua dhe Jirën. Kemi kaluar disa vite të paharrueshme në Kosovë. Nga Prishtina mbajmë kujtime për një jetë. Shpresoj që së shpejti ta vizitoj Prishtinën dhe Federatën e Futbollit të Kosovës”, ka thënë Muzurovic.

Arsim Prepoli, ish-sulmuesi i Sarajevës dhe Zeljes, ka përcjellë dëshirat e presidentit Ademi që në një nga ndeshjet e radhës të Kombëtares së Kosovës t’i presë Blazevicin dhe Muzurovicin në Prishtinë. /Demokracia.com

Të ngjashme