Sport
Medalja e bronztë e Lorianës, Kuka: Xhudo e nisi vitin mbarë, shpresojmë të vazhdojmë kështu
Demokracia
20:27 | 29 Janar 2023

Share:

Xhudistja kosovare Loriana Kuka e ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prixin e Portugalisë.

Loriana për medaljen e bronztë triumfoi ndaj koreanes, Jeongyun Lee, në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Rreth suksesit të Lorinës në Portugali ka reaguar edhe trajneri kosovar i xhudos, Driton Kuka, shkruan Demokracia.com.

Kuka vlerësoi Lorianën për medaljen e bronztë të fituar, ndërsa tha se xhudo me këtë medalje e nisi mbarë vitin 2023.

POSTIMI I PLOTË (pa ndërhyrje):

Grand Prix Portugali

Medalja e radhes e Lorianes!

Në një ditë me shumë luftëra të forta në fund mori medaljen e bronztë dhe pikë të reja Olimpike.

Gara e parë sivjet kualifikuese,shënoj edhe plasmanin e shkelqyeshëm të Flakes në mesin e 8 të parave.

Laura favoritja për medalje kësaj radhe u befasua dhe humbi qysh në xhiron e parë!

Shpati luftoj mirë por mbeti pa plasman,ndërsa Dardan Cena u përball për herë të parë me gara të forta dhe ishte pêrvoj e mirë për të ardhmen e tij.

Xhudo e nisi mbarë këtë vit me medalje dhe shpresojmë kështu të vazhdoj tutje./Demokracia.com/

Të ngjashme