Lajme
Më shumë se 10 “dhoma torture” janë gjetur në zonat e rikuperuara nga Ukraina
Demokracia
17:13 | 18 Shtator 2022

Share:

Trupat ukrainase kanë gjetur të ashtuquajturat “dhomat e torturës” dhe pajisjet e përdorura nga forcat ruse në pjesët e rifituara të rajonit verilindor të Kharkiv-it.

Kështu, pohoi Presidenti i Ukrainës, Volodymr Zelensky, në fjalimin e tij të fundit.

“Më shumë se dhjetë dhoma torture janë gjetur tashmë në zonat e çliruara të rajonit të Kharkiv-it, në qytete dhe qyteza të ndryshme”, tha Zelensky.

Më herët, Zyra e Prokurorit Rajonal të Kharkiv-it hodhi pretendime të ngjashme.

“Ushtria ruse torturoi njerëzit në bodrumin e të ashtuquajturës ‘milici popullore’ në qytetin e Kozacha Lopan kur ishte nën rrethim”, tha në një postim në rrjetet sociale Zyra e Prokurorit Rajonal të Kharkiv.

Sipas saj, përfaqësuesit e Federatës Ruse krijuan një agjenci pseudozbatuese, në bodrumin e së cilës ishte ngritur një dhomë torture, ku civilët u nënshtroheshin torturave çnjerëzore.

Gjatë kontrollit u sekuestruan dokumente që konfirmojnë funksionimin e departamentit të pseudopolicisë dhe pajisjen me të cilën pushtuesit torturuan civilët me goditje elektrike.

Zyra e Prokurorit Rajonal të Kharkiv-it siguroi gjithashtu fotografi të “dhomave të torturës” dhe një “pajisje me të cilën pushtuesit torturonin civilët”. /Albanianpost.com

Të ngjashme