Lajme
Me polici, bordi i kontestuar në gjykatë mban mbledhje në Stacionin e Autobusëve (VIDEO)
Demokracia
19:38 | 15 Nëntor 2023

Share:

Verdikti i Gjykatës u harrua nga Komiteti i Aksionarëve të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, edhe pse kanë kaluar vetëm pesë muaj që nga dita kur u pezullua çdo vendim e veprim lidhur me bordin drejtues të këtij stacioni.

Bordi i ri, por me të përzgjedhurit e vjetër, u formua në tetor të këtij viti dhe vetëm një muaj pas, ata u takuan për mbledhjen e parë jolegjitime, raporton Kiks Kosova.

Rikujtimi i vendimit të Gjykatës nga kryetari i Sindikatës nuk pati asnjë ndikim në parandalimin e kësaj mbledhjeje.

Ankesa lidhur me situatën e krijuar patën edhe punëtorë të tjerë.

Që mbledhja të zhvillohej pa asnjë ndikim nga jashtë, u përkujdes edhe Policia e Kosovës.

Këta të fundit aty ishin vetëm për çështje sigurie, ani pse vendimi i Gjykatës e ndalonte një mbledhje të tillë.

Të heshtur para mikrofonit të KIKS-it qëndruan edhe pjesëtarët e këtij bordi.

Të rrethuar me policë, ata lanë objektin e stacionit, duke shmangur kontaktin me çdo person.

Të ngjashme