Sport
Me paratë e fituara në Arabi Ronaldo synon ta blejë një klub futbolli
Demokracia
17:22 | 08 Qershor 2023

Share:

Cristiano Ronaldo ka thënë se ka marrë inspirim nga David Beckham, për t’u bërë pronar i një klubi futbolli në një fazë në ët ardhmen.

Sulmuesi legjendar portugez, i cili ende po mbahet fortë dhe po shënon me skuadrën Al Nassr në Arabi Saudite pavarësisht se ka 38 vjet, ka dhënë shenja sot se kur do të shkojë në pension. Ai më parë kishte thënë se do të luajë deri në moshën 40 vjeç, duke dhënë të kuptohet se planet për jetën e tij pasi të varë këpucët do ta presin për momentin.

Ronaldo, megjithatë e ka pranuar që me rritjen e pasurisë së tij personale gjatë kohës sa është në Lindjen e Messme, ai në të ardhmen do ta ndjek ish numrin 7 të Manchester United, Beckahm që u bë pronar apo president i një skuadre profesionale.

Ronaldo tha në konferencën për shtyp në Madrid kur u pyet se a do të këtë mundësi që ai të jetë pronar i ndonjë klubi pas përfundimit të ditëve të tij në futbollin aktiv. “Është diçka që e kam menduar para disa viteve. Ndoshta do të dëshiroja ta kisha një klub në pronësi”, tha ai.

Marrëveshja që Beckham t’i bashkohet LA Galaxy më 2007 përfshiu opsionin që ai mund ta blinte një skuadër të MLS pas pensionit, me atë ofertë që ai e pranoi u bë bashkëpronar në skuadrën Inter Miami – një skuadër e cila arriti që ta marrë në gjirin e saj futbollistin më të njohur te të gjitha kohërave Messi. Ronaldo nuk ka ndonjë ofertë të tillë në tavolin, por ai mund të fitojë para mjaftueshëm që të bëhet pronar në të ardhmen. Pesë herë fituesi i Topit të Artë fiton afërsisht 177 milionë funte në vit me Al Nassr – që është kontrata më e majme në histori të futbollit – kurse pasuria e tij e momentit sillet në rreth 500 milionë dollarë në këto momente.

Të ngjashme