Lajme
“Me maska e me armë”, mitrovicasit i grabiten paratë nga dy persona
Demokracia
11:17 | 29 Prill 2023

Share:

Policia e Kosovës në raportin e tyre 24 orësh, kanë bërë të ditur se dy persona të maskuar e me armë në duar, ia kanë grabitur paratë një personi tjetër.

Sipas Policisë, dy grabitësit janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy persona të maskuar duke e kanosur me armë, i kanë grabitur një shumë parashë të gatshme dhe të njëjtit janë larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kompetent po ashtu në vend e ngjarje kanë dal njësitë policore të cilat dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.

Të ngjashme