Lajme
Policia e Kosovës ushtron bashkë me EULEX-in për menaxhimin e krizave
Demokracia
20:15 | 07 Maj 2024

Share:

Policia e Kosovës ka marrë pjesë në ushtrimin me Njësin Policore të Specializuar të EULEX-it (NJPS) dhe me KFOR-in.

Në ushtrimin e përbashkët “Shpata e Artë 2024”, është ushtuar për menaxhimin e krizave.

Ushtrimi, që u mbajt në Kampin Vrella, kishte synim testimin e mundësisë dhe gatishmërisë tonë për zbatimin e procedurave për menaxhimin e përbashkët të krizave. Kjo me qëllim mbështetjen më të mirë të stabilitetit të Kosovës dhe kontribuimin për sigurinë e të gjitha komuniteteve.” – thuhet ndër të tjera.

Njoftimi i plotë:

Njësia Policore e Specializuar e EULEX-it (NJPS) mori pjesë sot në ushtrimin e përbashkët ‘Shpata e Artë 2024’ me Policinë e Kosovës dhe misionin KFOR të udhëhequr nga NATO.

EULEX-i është reaguesi i 2-të i Kosovës në fushën e sigurisë, si pjesë e një mekanizmi 3-shtresor të reaguesve në fushën e sigurisë, ku Policia e Kosovës është reaguesi i 1-rë, EULEX-i është reaguesi i 2-të, dhe KFOR-i është reaguesi i 3-të.

Ushtrimi, që u mbajt në Kampin Vrella, kishte synim testimin e mundësisë dhe gatishmërisë tonë për zbatimin e procedurave për menaxhimin e përbashkët të krizave. Kjo me qëllim mbështetjen më të mirë të stabilitetit të Kosovës dhe kontribuimin për sigurinë e të gjitha komuniteteve.

Të ngjashme