ShowBiz
“Më ka harruar, nuk më njohu”, takimi emocionues i Oltës me të birin pak para daljes nga shtëpia
Demokracia
13:14 | 02 Prill 2023

Share:

Olta Gixhari në spektaklin e së shtunës u largua nga Big Brother VIP Albania.

Ajo kërkoi të dilte nga shtëpia më e famshme në Shqipëri me vetë-dëshirë për shkak se nuk mund të duronte dot më pa djalin.

Aktorja e theksoi disa herë se e ka mbajtur në vete, nuk ka folur për të shpesh, por që në brendësi e ka menduar gjithmonë.

Pak para se të dilte, bukuroshja u befasua nga i biri, i cili po e priste në ‘dhomën e surprizave’.

Në momentin që hyri brenda, artistja filloi menjëherë të qante e të vraponte pas të birit.

Ai i qëndroi vazhdimisht larg dhe në një moment Olta shtoi: “Më ka harruar, nuk më njohu”.

Gixhari qëndroi plot 100 ditë brenda dhe tha se e ka fituar Big Brotherin e saj. 

Të ngjashme