Lajme
Më 28 dhe 29 shkurt liderët e Ballkanit Perëndimor takohen në Tiranë
Demokracia
10:23 | 13 Shkurt 2024

Share:

Liderët e Ballkanit Perëndimor do të mblidhen në Tiranë më 28 dhe 29 shkurt për të diskutuar rreth integrimit të vendeve në BE.

Kjo, në “ndjekje të objektivave për intensifikimin e përpjekjeve të vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt BE-së, krijimin e themeleve për hapat e ardhshëm në zbatimin e Planit të Rritjes dhe avancimit të bashkëpunimit dhe ndërveprimit me Komisionin Evropian”.

Kujtojmë se Komisioni Evropian, në nëntor 2023, propozoi një Plan të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili synon të zgjerojë përfitimet e Tregut Unik të Bashkimit Evropian në rajon përpara anëtarësimit formal, me synim kontributin pozitiv në rritjen ekonomike dhe përshpejtimin e konvergjencës socio-ekonomike me BE-në.

Lajmi në përditësim

Të ngjashme