Sport
Me 14 gola të shënuara ndaj Gjibraltarit, Franca ka thyer rekordin evropian të kualifikimeve
Demokracia
16:13 | 19 Nëntor 2023

Share:

Franca ka fituar me një rezultat të pabesueshëm 14-0 ndaj përzgjedhjes së Gjibraltarit në ndeshjen e tyre të shtatë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Ata iu afruan mbylljes së ciklit me rezultat perfekt, pasi kanë arritur shtatë triumfe në shtatë ndeshjet e deritanishme, ndërsa kualifikimin e kishin arritur më herët.

Ethan Santos shënoi autogol, ndërsa Kylian Mbappe shtoi një het-trik.

 

Nga dy gola shënuan Kingsley Coman dhe Olivier Giroud, ndërsa nga një shtuan Marcus, Thuram, Ëarren Zaire-Emery, Jonathan Clauss, Youssouf Fofana, Adrien Rabiot dhe Ousmane Dembele.

Kjo është fitorja më e thellë në histori të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Më herët rekordin e mbante Gjermania pas fitores ndaj San Marinos me rezultat 13-0.

Franca më herët e kishte siguruar kualifikimin për në Euro 2024, ku pritet të jetë një nga pretendentët kryesor.

Të ngjashme