ShowBiz
MC Kresha dhe Lyrical Son vijnë me “Shake it”
Demokracia
08:51 | 25 Dhjetor 2023

Share:

MC Kresha dhe Lyrical Son kanë sjell së fundmi bashkëpunimin e tyre të ri.

“Shake it” mban titullin kënga, në të cilën ka sjell edhe elemente tradicionale ngërthyer me atë moderne.

Kjo vjen pas disa veprimeve të reperit Drake, i cili në një nga klipet e tij u shfaq me flamurin kuq e zi.

Teksti është shkruar nga Kreshnik Fazliu dhe Festim Arifi me ‘beat’ nga Strike beatz.

Miksimi dhe masterizimi u realizua nga Pressplay me video të kompletuar nga produksioni Entermedia.

Dyshja edhe këtë herë vijnë me paraqitje të veçantë e interpretim të mahnitshëm.

Reagimet e para për këngën qenë tejet pozitive nga fansat e tyre, që janë të shumtë në numër. 

Të ngjashme