Sport
Mbyllet pjesa e parë në sfidën Man United – Chelsea, ky është rezultati
Demokracia
21:31 | 28 Prill 2022

Share:

Ka përfunduar fraksioni i parë në derbin anglez mes Manchester United dhe Chelseat.

Pjesa e parë është mbyllur me rezultat të barabartë 0-0 në stadiumin “Old Trafford”, shkruan Demokracia.com.

“Blutë” e Londrës kishin iniciativën në 45 minutat e para, duke dominuar në të gjitha aspektet.

Chelsea kishte 11 tentime dhe 5 goditje në portën e “Djajve”, kundrejt vendasve që kishin 3 tentime dhe 1 goditje në portë.

Gjithashtu, të besuarit e Thomas Tuchel dominuan edhe në posedim të topit 35%-65%.

Kjo sfidë është e vlefshme për xhiron e 37-të në elitën e futbollit anglez./Demokracia.com/

Të ngjashme