Lajme
Mbyllet një segment i rrugës Besi-Podujevë për katër ditë
Demokracia
18:16 | 18 Tetor 2022

Share:

Nga e mërkura, 19 tetor, deri të shtunën, 22 tetor, një segment i rrugës Besi-Podujevë do të bllokohet për shkak të asfaltimit, ka njoftuar Ministria e Infrastrukturës.

MI-ja ka sqaruar se cilat rrugë do të jenë të bllokuara për qarkullim të automjeteve.

Sipas njoftimit, bëhet fjalë për segmentin e rrugës nacionale N25 Besi-Podujevë, lloti 4.

Në projekt parashihet që pjesa nga Sibovci-Gllamnik, krahu i djathtë do të jetë i pakalueshëm.

Ndërsa ana e majtë, në po të njëjtin segment që shfrytëzohet për qarkullim të automjeteve, është po ashtu i pakalueshëm për qarkullim.

Të ngjashme