Sport
Mbyllet miqësorja mes Trepçës ’89 dhe ekipit shqiptar, ky është rezultati
Demokracia
17:44 | 18 Janar 2023

Share:

Trepça ’89 sot ka zhvilluar ndeshjën e parë kontrolluese përgjatë kësaj faze pregaditore në bregdetin shqiptar në Durrës.

Skuadra mitrovicase barazoi 2:2 në ndeshjen ndaj FC Besës Kavajë e cila garon në Kategorinë e Parë të Shqipërisë, shkruan Demokracia.com.

Golat për 89-shin i shënuan sulmuesi Christian Mba në minutën e 29-të dhe Madi Fatty katër minuta më vonë.

Trepça’89 ndeshjën e dytë e zhvillon pas tre ditësh me KF Dinamon e Tiranës, në Tropikal Resort./Demokracia.com/

Të ngjashme