Sport
Mbyllen pjesët e parë: Real Madridi avancon në Londër, Villarreali po shkakton befasi ndaj Bayernit
Demokracia
21:46 | 06 Prill 2022

Share:

Kanë përfunduar pjesët e para në dy përballjet e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve.

Real Madridi e ka mbyllur fraksionin e parë të lojës me epërsi të ngushtë në takimin kundër Chelseat, shkruan Demokracia.com.

Madrilenët po udhëheqin 1-2 kundër “Bluve” në stadiumin “Stamford Bridge” në Londër.

Karim Benzema realizoi dy herë për “mbretërit” në minutat 21 dhe 24.

Kundërpërgjigjja nga londinezët erdhi kur kishin mbetur edhe pesë minuta pa përfunduar koha e rregullt.

Kai Havertz ngushtoi shifrat nga afërsia pas harkimit nga Jorginho, duke i dhënë shpresë ekipit vendas për një rikthim në pjesën e dytë.

Villarreali në takimin tjetër po shkakton befasi kundër gjigantit gjerman, Bayern Munich.

“Nëndetësja e verdhë” po avancon 1:0 kundër bavarezëve me golin e Danjumas në minutën e tetë të takimit.

Spanjollët madje realizuan edhe njëherë tjetër në minutën e 41-të, por goli i Coquelin u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.

Këto janë përballjet e para ndërmjet skuadrave në fazën çerekfinale në Ligën e Kampionëve. /Demokracia.com/

Të ngjashme