Sport
Mbyllen pjesët e para, Juventusi baras me PSG-në, Milani e Chelsea në avantazh
Demokracia
21:47 | 02 Nëntor 2022

Share:

Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet kryesore të mbrëmjes në Ligën e Kampionëve.

Juventusi dhe Paris Saint-Germaini kanë shkuar në pushim me rezultat të barabartë 1:1 në “Allianz Stadium”, shkruan Demokracia.com.

Gjiganti francez kaloi i pari në epërsi falë supergolit të Kylian Mbappes në minutën e 13-të. Shifrat u barazuan nga Bonucci në minutën e 39-të.

Në epërsi minimale është edhe Milani në takimin kundër Salzburgut në “San Siro”.

Olivier Giroud është autor i golit për “kuqezinjtë” në minutën e 14-të.

Chelsea ndonëse ishte në disavantazh, arriti të përmbys rezultatin në 2:1 kundër Dinamo Zagrebit në pjesën e parë.

Petkoviq hapi serinë e golave për kroatët pas shtatë minutave, për ta barazuar Sterling 11 minuta më vonë. Zakaria shënoi golin e dytë për “Blutë” e Londrës./Demokracia.com/

Të ngjashme