Sport
Mbyllen pjesët e para: Chelsea shkon në pushim me golin e shpresës, Bayerni vazhdon të vuajë ndaj Villarrealit
Demokracia
21:49 | 12 Prill 2022

Share:

Kanë përfunduar pjesët e para në dy përballjet e kthimit në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Chelsea ka shkuar në pushim të pjesëve me epërsi minimale 0:1 ndaj Real Madridit, avantazh ky që i jep shpresë të besuarve të Thomas Tuchel për një përmbysje të mundshme në fraksionin e dytë, shkruan Demokracia.com.

Golin e vetëm për “Blutë” e Londrës e ka realizuar Mason Mount pas vetëm 15 minutave lojë në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Aktualisht rezultati i përgjithshëm është 3:2 për Real Madridin.

Në takimin tjetër, Bayern Munich ka hasur në vështirësi kundër Villarrealit në “Allianz Arena”.

Pjesa e parë në Mynih ka përfunduar pa gola 0:0, ndonëse gjermanët kishin iniciativën.

“Bavarezët” momentalisht me këtë rezultat do të ishin të eliminuar nga Liga e Kampionëve, ngase rezultati në ndeshjen e parë ishte 1:0 në favor të spanjollëve. /Demokracia.com/

Të ngjashme