Sport
‘Mbretërit’ fundosën ‘Nëndetësen e Verdhë’, marrin primatin në La Liga
Demokracia
23:21 | 17 Dhjetor 2023

Share:

Real Madridi ka marr një fitore komode ndaj Villarreal me rezultat 4-1 në kuadër të javës së 17-të të La Ligas.

Mbretërit e nisën shumë mirë ndeshjen duke rrezikuar disa herë që në start.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 25-të, kur Luka Modric harkoi në zonë dhe e gjeti Jude Bellingham që me kokë shënoi për 1-0.

Në minutën e 37-të erdhi edhe goli i dytë që u shënua nga Rodrygo dhe pas një rishikimi në VAR u pranua si i rregullt.

Por me të filluar pjesa e dytë, Villarreal e hapi sërish ndeshjen, kur Jose Luis Morales shënoi për 2-1.

Pas dhjetë minutash Brahim Diaz shënoi golin më të bukur të ndeshjes, duke kaluar disa lojtarë të mysafirëve për të shënuar për 3-1.

 

Me këtë fitore, Real Madrid rrëmben momentalisht vendin e parë me 42 pikë, një më shumë se sa Girona, ndërsa Villarreal mbetet në vendin e 14-të me 16 pikë.

Të ngjashme