Lajme
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë
Demokracia
09:32 | 05 Janar 2023

Share:

Mërgimtarët që tanimë janë nisur për të shkuar në vendet ku jetojnë, po presin mbi një orë në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ndërsa deri në një orë ata që janë duke pritur në Merdarë.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, pritjet për të dalë nga Kosova në pikën e kalimit kufitar, Dheu i Bardhë janë 120-130 minuta, ndërsa kolonat janë 1500 metra.

Ndërsa, në pikën e kalimit kufitar në Merdarë, pritjet janë deri në 120 minuta, derisa kolonat janë 1000 metra.

Ndërkaq, pritjet për të hyrë në Kosovë janë 3 deri në 5 minuta.

Të ngjashme