Lajme
Mbi 380 fëmijë të vrarë dhe të plagosur në Ukrainë që nga pushtimi rus
Demokracia
12:02 | 31 Mars 2022

Share:

Më shumë se 380 fëmijë janë vrarë dhe plagosur në Ukrainë pasi trupat ruse pushtuan vendin, tha prokurorja e përgjithshme ukrainase, Iryna Venediktova.

Venediktova, e cila po heton rastet në rritje të krimeve të dyshuara të luftës nga forcat ruse, tha mes tjeras se 797 institucione arsimore janë dëmtuar që nga fillimi i luftës.

Këtë javë, Venediktova tha se ajo dhe ekipi i saj kishin hartuar 2500 raste të mundshme të krimeve të luftës për të ndjekur nga lufta në Ukrainë dhe kishin identifikuar disa qindra të dyshuar.

Kjo erdhi pasi prokurorja e përgjithshme e Mbretërisë së Bashkuar, Suella Braverman njoftoi se Sir Hoëard Morrison QC do të vepronte si këshilltar i pavarur i prokurorit të përgjithshëm ukrainas.

Në fillim të këtij muaji, Braverman nënshkroi një deklaratë të përbashkët mbështetjeje me Venediktova, duke premtuar mbështetje për të mbledhur prova të krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës të kryera nga regjimi i Putinit në Ukrainë, transmeton Klankosova.tv

Të ngjashme