Lajme
Mbi 115 mijë vlera e kompensimit të të dëmtuarve që u dënuan apo burgosën pa arsye
Demokracia
21:03 | 22 Korrik 2023

Share:

Në gjashtëmujorin e parë të vitit është tejkaluar shifra prej 115 mijë euro për kompensimin e të dënuarve apo të burgosurve pa arsye. Këto shifra vlerësohet se reflektojnë mospërgatitjet e prokurorëve të shtetit.

Vendimet që shqiptohen në salla të gjyqit, jo gjithmonë dalin të jenë të arsyeshme.

Për pasojë, personat që dënohen apo burgosen pa arsye kanë mundësi kompensimi nga shteti.

Për gjashtë muajt e parë të këtij viti, 61 persona kanë përfituar për shkak të dënimit apo burgosjes pa arsye.

Sipas të dhënave nga Këshilli Gjyqësor, vlera e përgjithshme që i ka kushtuar shtetit është 115 mijë e 467 euro.

Kjo shifër nuk po konsiderohet si e lartë nga Anton Nrecaj nga Instituti CLARD.

Ndërkohë, këto shifra sipas avokates, Fehmije Gashi Bytyqi, reflektojnë mospërgatitjet e prokurorëve të shtetit.

Vitin e kaluar, buxhetit të shtetit i kushtoi mbi 251 mijë euro kompensimi i të dënuarve apo të burgosurve pa arsye.

Të ngjashme