Lajme
MASHTI thotë se nga nesër fillon mësimi: SBASHK-u s’ka të drejtë të mbyllë shkolla, presioni i tyre i dënueshëm
Demokracia
17:10 | 31 Gusht 2022

Share:

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka thënë se nesër më 1 shtator fillon viti i ri shkollor, derisa shton se ky fillimvit “vihet në pikëpyetje për shkak të grevës së deklaruar nga BSPK-ja, së cilës i është bashkëngjitur edhe SBASHK-u”.

Ndër të tjerash, në këtë komunikatë thuhet se askush, përveç autoriteteve qendrore dhe lokale të përcaktuara me legjislacion, nuk ka të drejtë të shpallë mbylljen e shkollave.

Siç thuhet në njoftim, “presionet e tilla janë të papranueshme dhe të dënueshme”.

“Kryetari i SBASHK-ut dhe askush tjetër përveç autoriteteve qendrore dhe lokale të përcaktuara me legjislacion, nuk ka të drejtë të shpallë mbylljen e shkollave për çfarëdo arsye, as t’i pengojë të punojnë ata që duan të punojnë.  Presionet e tilla janë të papranueshme dhe të dënueshme. Ndërkaq, spekulimet se, me ardhje në shkollë, mund të cenohet siguria e fëmijëve nuk kanë asnjë bazë”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme