Sport
Martinez i “çmendur” pas medaljes së artë të Botërorit, blen një qen për roje
Demokracia
14:39 | 02 Janar 2023

Share:

Portieri i Argjentinës dhe Aston Villas, Emiliano Martinez, kampion bote në “Katar 2022”, ka frikë se mund t’i vjedhin medaljen e artë të fituar pikërisht në eventin madhor që u mbyll pak javë më parë. Mediet britanike kanë zbuluar se 30-vjeçari ka blerë një qen roje (malinois belg me peshë 30 kg) për 20 mijë stërlina.

Kafsha besnike mësohet se është përdorur nga SAS dhe US Navy Seals në zonat luftarake. Emi Martinez ishte një pjesë kyçe e suksesit të Argjentinës në Kupën e Botës, duke fituar “Dorezën e Artë”, por është kritikuar gjerësisht për veprimet e tij në finale dhe në festimet pas triumfit.

Shumë “yje” të futbollit janë përpjekur të rrisin sigurinë e tyre në vitet e fundit, pasi kanë qenë në shënjestër të hajdutëve. Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta dhe portieri francez, Hugo Lloris, janë ndër emrat e shumë të botës së futbollit që kanë blerë qen roje të stërvitur në të kaluarën.

Ish-lojtarët e Anglisë, Ashley Cole dhe Jack Wilshere, dhe kampioni botëror i boksit në peshat e rënda, Tyson Fury, kanë blerë gjithashtu qen roje të mirëstërvitur për sigurinë e familjeve të tyre.

 

Të ngjashme