Lajme
Marsi i Kurtit, muaji kur ia dha 24 hektarë Manastirit të Deçanit dhe u zotua ta themelojë Zajednicën
Demokracia
14:25 | 24 Mars 2024

Share:

Muaji mars 2024 do të shënohet në historinë e re politike të Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti brenda këtij muaji mori dy vendime për të cilat si opozitar i kishte kundershtuar me protesta, gaz lotsjellës dhe ishte burgosur, shkruan Demokracia.com.

Në këtë muaj i dha urdhër Agjencisë Kadastrale që 24 hektarë tokë t’i jepen Manastirit të Deçanit, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Po ashtu, ai u zotua se do ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe apo siç preferon ai ta quajë, Zajednicën.

13 MARS 2024 – Kurti dorëzohet dhe e pranon vendimin e Millosheviqit për Manastirin e Deçanit: “I kërkuam Agjencionit Kadastral ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”

Kryeministri Albin Kurti më 13 mars e ka pranuar vendimin për pronat e Manastirit të Deçanit, sipas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Kurti në mbledhjen e mbajtur të qeverisë kishte deklaruar se i ka thënë Agjencionit Kadastral që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastirit të Deçanit.

“Për të arritur një qëllim shumë më madhor që ia kemi borxh shtetit e që hap mundësi të papara më herët, ne duhet të bëjmë një hap përpara me maturi e përgjegjësi si një vend i pavarur e sovran. Andaj, sot i kemi thënë Agjencionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, ishte deklaruar Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

LEXO MË SHUMË: 

Pas pranimit të Zajednicës, Kurti dorëzohet dhe e pranon edhe vendimin e Millosheviqit për Manastirin e Deçanit: “I kërkuam Agjencionit Kadastral ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”

22 MARS – KURTI ZOTOHET SE DO TA ZBATOJË ZAJEDNICËN

Më 22 mars, kryeministri Albin Kurti së bashku me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca i dërguan letër raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakojanis, duke u zotuar se do t’i zbatojnë të gjitha masat që i kërkohen Kosovës, pasi të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës.

E në këtë listë të kërkesave, në qendër është edhe kërkesa për ta themeluar Zajednicën apo Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. /Demokracia.com/

LEXO MË SHUMË: 

“Kryezajedniçarit” Albin Kurti nuk i zgjatë as tri ditë gënjeshtra, zotohet ‘besnikërisht’ se do ta themelojë Zajednicën

 

Të ngjashme